Prokurorët në Suedi kanë ndaluar hetimin lidhur me një akuzë për përdhunim kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange, në vtin -2010.
Assange, i cili mohon akuzën, i është shmangur ekstradimit për në Suedi për shtatë vjet pasi kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012.
48 vjeçari australian u dëbua në prill dhe u dënua me 50 javë burg për shkeljen e kushteve të lirisë me kusht.
Ai aktualisht po mbahet në burgun Belmarsh në Londër.
Hetimi suedez ishte mbyllur në vitin 2017, por ishte rihapur në fillim të këtij viti pas dëbimit të tij nga ambasada.
Ndërkohë SHBA-të po kërkojnë ekstradimin e Assange nga Britania e Madhe për rolin e tij të supozuar në publikimin e materialit të klasifikuar ushtarak dhe diplomatik nga Wikileaks në vitin 2010.