Tri të katërtit e të anketuarave në studimin e “HSBC Expat Explorer”, kanë thënë se cilësia e jetës së fëmijëve të tyre ishte përmirësuar pas zhvendosjes në shtetin Suedez.
Stili i shëndoshë i jetës është parë si një faktor i rëndësishëm për renditjen e lartë të Suedisë në këtë studim, në të cilin u anketuan 26.871 mërgimtarë në 45 vende të botës.
Edhe kujdesi për fëmijët ka qenë një faktor tjetër i rëndësishëm pasi 75% e të anketuarve e kanë vlerësuar kujdesin për fëmijët në Suedi si më të mirë se në vendet nga vijnë, krahasuar me vetëm 47% e mërgimtarëve nga vendet tjera.
Republika e Çekisë dhe Singapori janë renditur si e dyta, respektivisht e treta në këtë studim.