Parlamenti në Japoni ka zgjedhur Yoshihide Sugan si kryeministër të ri të vendit, pas dorëheqjes së Shinzo Abes, raporton BBC.
Pasi ka fituar pozitën e liderit në partinë qeverisëse më herët këtë javë, votimi i të mërkurës ka konfirmuar Sugan në pozitën e kryeministrit.
Një aleat i ngushtë i Abes, kryeministri i ri pritet të vazhdojë me politikat e paraardhësit.
Shinzo Abe ka njoftuar për dorëheqjen muajin e kaluar, duke e arsyetuar vendimin me problemet shëndetësore që po i ka.
Më herët sot, Abe e ka mbajtur takimin e tij të fundit të kabinetit qeveritar dhe i ka thënë gazetarëve se është krenar me arritjet e tij gjatë tetë vjetëve në krye të vendit.
Suga ka fituar lehtësisht në votimet për kryeministër në Diet, dhomën e ulët të parlamentit në Japoni, duke marrë 314 nga 462 votat e mundshme.