Në Komunën e Suharekës nga sot do të nisë një aksion i madh humanitar me moton “Shijo dhe Ndihmo!”.
Duke filluar nga ora 12:00 e deri në orën 22:00 në Sheshin “Fadil Vata” në Suharekë të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar të sëmurët nga sëmundja e shekullit-kanceri dë të mund ta bëjnë duke blerë dhe shijuar verë të ngrohtë, çokollatë të ngrohtë, disa lloje të çajrave dhe pije të ndryshme.
Të gjitha mjetet nga shitja e këtyre produkteve do të shkojnë në Fondacionin “Arbër Ramadani”-për ndihmë të sëmurëve nga kanceri.
Aksioni do të zgjasë deri më 31 dhjetor dhe do të jetë tradicional.