Suhareka po vazhdon me nënshkrimin e peticionit që ka për qëllim mbylljen e kazionëve dhe lojërave të fatit, kjo pas vrasjeve që ndodhën ditëve të fundit.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka treguar se sot peticionin e ka nënshkruar edhe deputetja e PDK-së Luljeta Veselaj-Gutaj.
Ai thotë se Suhareka është e vendosur që ta shfuqizojë Ligjin për Lojërat e Fatit.
Postimi i plotë i Bali Muharremajt:
Deputetja Luljeta Veselaj – Gutaj nga radhët e PDK-së na vizitoi dhe e nënshkroi peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Suhareka është vendosur që ta realizoj këtë.