Suhareka eliminon deponitë ilegale të mbeturinave (Foto)

Suharekë | 21 Mar 2017 | 14:52 | Nga

Ka disa ditë që ka filluar të realizohet projekti eliminimi i deponive ilegale në Komunën e Suharekës, i cili ka për qëllim pastrimin dhe ruajtjen e ambientit si dhe heqjen e mbeturinave të ngurta që kanë hedhur qytetarët.

Ky projekt ka vlerën prej 30 mijë euro, ndërsa po e realizon Kompania “Eko regjioni”.

Menaxheri i kësaj kompanie, Tahir Kolgeci, së bashku me Mehmet Lezin, shef në Drejtorinë për Shërbime Publike janë vazhdimisht në terren dhe po merren me realizimin e projektit.

“Deri tash janë eliminuar disa deponi si në rrugën “Suharekë-Reqan-Stravuqinë” te pjesa që quhet “Guri i ujkut”, pastaj në fshatin Dardhishtë, fshatin Mohlan, Vërshec”.

“Në pjesën tjetër në Shirokë, Sopijë, në Savrovë rreth lumit të fshatit dhe do të vazhdohet edhe nëpër pjesë tjera të Komunës”.

Aty ku po punohet po vendosen shirita dhe tabela me mbishkrim:Mos hidhni mbeturina.

Image may contain: 1 person, standing, grass, tree, suit, outdoor and natureImage may contain: tree, sky, plant, outdoor and natureImage may contain: tree, sky, plant, outdoor and natureImage may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and waterImage may contain: sky, tree, cloud, outdoor and nature

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme