Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021.
Ky projekt bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Nga ky proces, Komuna e Suharekës ka përfituar edhe një grant tjetër në vlerë prej 216,308.61 euro, si rezultat i Grantit të Performancës.
Kryetari Muharremaj, premton se puna e mirë në shërbim të qytetarëve do të vazhdojë.