Që nga mëngjesi ka filluar puna në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.
Punëtorët e Kompanisë publike “Eko Regjioni” kanë shtuar përkujdesjen në këtë mjedise, ndërsa kryetari i Komunës Bali Muharremaj, vazhdon që t’i jep prioritet ambientit të pastër dhe të mirë kudo në territorin e Komunës.
Ai thotë se “mirëmbajtja dhe rregullimi i hapsirave të gjelbërta në Parkun e Dëshmorëve, do të bëhet vazhdimisht”.