Sot në Suharekë janë vënë në funksion E-Kioskat 24/7, në shërbim të qytetarëve për dokumenta të Gjendjes Civile, si çertifikata të lindjes, ekstrakt etj.
Në dy pikat të qytetit, njëra afër Qendrës për prodhimin e dokumentave (Pasaportave) dhe tjetra afër Qendrës për Punë Sociale QPS.
Kryetari Muharremaj, i ka vizituar këto dy pika dhe i ka provuar vetë duke aplikuar për ekstrakt të lindjes.
Ai gjatë vizitës u shpreh: “ Nga sot, qytetarët mund të paisen me dokumenta të Gjendjes Civile, 24 orë, 7 ditë në javë. Ky është një avansim, i cili do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Edhe drejtori i Administratës, Driton Maliqaj, ka qenë pjesë e inaugurimit të E-kioskave, pasi që është drejtor i Administratës dhe Gjendja Civile i përket kësaj drejtorie.
E-kioskat do të pranojnë monedha metalike dhe do të kthejë kusur sipas diferencës së çmimit dhe monedhave të futura në e-kiosk.