Një person nga fshati Vraniq i Suharekës ka hasur në dy mjete shpërthyese.
Policia e Kosovës njofton se mjetet e dyshuara shpërthyese ishin një granatë dore dhe disa fishekë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në vendin e ngjarjes e bërë shpërthimin e mjeteve shpërthyese”, thuhet në raport.