Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në emisionin Frontal të T7, ka thënë se suksesi i kundërkandidatit të tij nga VV, Arben Vitia, vjen si rezultat i punës së aktivistit Astrit Dehari, shkruan Express.
Madje, Haradinaj nuk heziton të thotë se Astrit Deharin, tashmë i ndjer, Arben Vitia nuk e përmend fare.
“Astrit Dehari ka qenë një prej njerëzve kryesorë që e ka bërë planifikimin dhe rregullimin e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet. 80% të asaj pune e ka bërë në baza vullnetare sepse unë e kam pasur mik personal”, është shprehur Haradinaj.
“Suksesi i Arben Vitisë si drejtor i Shëndetësisë është për shkak të Astrit Deharit, që tash ky (Vitia) s’e përmend fare”, ka thënë Haradinaj.