Çdokush e do fituesin, por përqafimi i publikut anglez ndaj Përfaqësueses së vet shkon përtej krenarisë rutinore në suksesin sportiv.
Në një vend të përçarë nga referendumi Brexit, si dhe nga ndarjet e moçme rajonale dhe në klasa, rrugëtimi i Përfaqësueses deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës ka qenë një çlirim i mirëseardhur nga argumentet politike dhe inatet, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Por nuk është thjesht një rast i një shpërthimi të përkohshëm të entuziazmit patriotik.
Ka diçka te kjo përfaqësuese e re e Anglisë dhe te trajneri i saj artikulues, Gareth Southgate, që ka krijuar një lidhje origjinale që nuk është ndier për një gjeneratë.
Shumë përqendrim ka pasur te Southgate, i cili në një vend që pak politikanë shijojnë shumë popullaritet, ka marrë një aprovim gati universal.