Në një sulm të armatosur në qarkun Meyvend të provincës Kandahar në jug të Afganistanit kanë humbur jetën 5 persona të cilët punonin në institucionin për pastrimin e minave, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Policisë në Kandahar, gjenerali Abdul Razik në një deklaratë për AA tha se persona të armatosur, identiteti i të cilëve nuk është ende i njohur, kanë sulmuar punonjësit të cilët merreshin me pastrimin e minave në rajonin Malang Kariz të qarkut Meyvend.
Ai tha se si pasojë e sulmit 5 punonjës e kanë humbur jetën dhe se sulmuesit kanë rrëmbyer një punonjës.
Sipas tij, përgjegjës për sulmin janë talebanët.