Një person i armatosur është futur në qendrën tregtare dhe ka hapur zjarr drejt personave të pranishëm aty.
Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shërbimet policore të Nashville mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë agresorin.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë shtyrë autorin të hapë zjarr në qendrën tregtare, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një sulmi terrorist.