Sulm me armë në një qendër tregtare në ShBA, raportohen viktima

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 09:17 | Nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një qendër tregtare, në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person i armatosur është futur në qendrën tregtare dhe ka hapur zjarr drejt personave të pranishëm aty.

Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet policore të Nashville mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë agresorin.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë shtyrë autorin të hapë zjarr në qendrën tregtare, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një sulmi terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme