Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me autobombë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi në rajonin Pul-i Sohta ka ndodhur në orën 07:00 sipas kohës lokale në çastin kur po kalonte një furgon që transportonte punonjës të Ministrisë së Minierave.
Naxhib Danish, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, për AA tha se si rezultat i sulmit 24 persona kanë humbur jetën dhe se shumica e të vdekurve janë civilë.