Sulm i brendshëm në Afganistan, ushtari vret 9 kolegë

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Së paku një ushtarak raportohet se i ka qëlluar për vdekje nëntë kolegë të tij në Afganistan. Ministria e Brendshme e këtij vendi tha se ky ishte një sulm i brendshëm.

Megjithatë, burimet lokale dhe talibanët thanë se numri i të vrarëve është së paku 24. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ky sulm ishte i organizuar në një pikë ushtarake të kontrollit.

Ende nuk dihen hollësitë e rrethanave të sulmit, por hetuesit po përpiqen t’i sqarojnë ato. Sulmi ndodhi në provincën Ghazni dhe nuk dihet se sa persona e kanë kryer sulmin.

Milicitë afgane janë nën komandën e Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe ato janë në shënjestër të sulmeve të talibanëve pothuajse përditë.

Në dy vjetët e fundit, dhjetëra pjesëtarë të forcave afgane janë vrarë nga talibanët në sulme të ngjashme dhe në rajone të ndryshme, thonë zyrtarët.

Ndryshe, një ushtar afgan i kishte vrarë dy ushtarë amerikanë në Kandahar në korrik të këtij viti. Sulmuesi u plagos dhe u arrestua, shkruan “Free Europe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme