Sulm masiv në Kabul

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 08:37 | Nga

Të paktën 9 persona janë vrarë dhe më shumë se 90 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, në Kabul. Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet. Shpërthimi ka ndodhur afër pallatit presidencial dhe amabasadave të huaja, ka bërë të ditur policia.

Zëdhënësi i policisë Basir Mujahid, ka thënë se shumë persona janë vrarë dhe plagosur afër hyrjes së Ambasadës Gjermane.

“Ishte një makinë – bombë afër Ambasadës Gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë, ” ka thënë Mujahid.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Publik, ka thënë se të paktën 67 persona janë dërguar në spitalet në Kabul pas shpërthimit.

Najib Danish, zëvendësi i zëdhënesit të Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar se rreth 5 persona janë vrarë apo lënduar.

Danish ka thënë se shpërthim ka qenë aq i madh sa që 30 automjete janë shkatërruar apo dëmtuar.

Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme