Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi mbi paradën ushtarake në Aden të Jemenit.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të sigurisë dhe mjekësisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm vdekjeprurës. Mirëpo kujtojmë se për disa sulme të mëhershme të kryera në qytetin Aden, përgjegjësinë e kishte marrë grupi “Yemen’s Houthi”.