Si pasojë e një sulmi me armë zjarri dhe me thikë në regjionin Corsica të Francës, një person ka humbur jetën si dhe gashtë të tjerë janë plagosur.
Raportohet se i dyshuari ka filluar të hap zjarr mbi viktimat rreth orës 4:25 të mëngjesit në lagjen Montesoro të Bastisë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari ka kryer vetëvrasje pasi është kthyer në ndërtesën ku ka jetuar.