Dy ushtarë amerikanë u plagosën mbrëmë gjatë sulmeve me dronë në një bazë ushtarake në Irakun verior. Një burim sigurie për Sky News konfirmoi se të dy ushtarët ndodhen në gjendje të mirë.
Në total, 11 dronë goditën bazën, e cila ndodhet brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit.
Po ashtu, një shef ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se trupat britanike u sulmuan në të njëjtën bazë.
“Erbili dhe Bagdadi u goditën disa herë mbrëmë”, tha brigadieri Guy Foden gjatë një konference për shtyp në Londrën veriperëndimore. Ai shtoi se forcat arritën të qëllonin dy mjete ajrore pa pilot.