Në rrugën “Ajet Gërguri” të Vushtrrisë janë arrestuar dy të dyshuar të moshës së mitur, të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht, dyshohet me thikë, dy viktimat gjithashtu të moshës së mitur.
Raportohet se ata kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit në prani të prindit dhe punëtorit QPS-së janë liruar në procedurë të rregullt.