Sulm me thikë në Australi, një i vdekur dhe dy të plagosur

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një person në Australi ka vrarë një njeri dhe ka plagosur dy të tjerë pas një sulmi me thikë në Melburn.

Sipas BBC, agresori, pasi dogji makinën e tij, goditi me thikë 3 vetë, duke vrarë njërin prej tyre. Ai u përpoq të godiste edhe një polic, por u qëllua me armë zjarri, duke u plagosur rëndë, përcjell TCH.

Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që ngjarja të ketë lidhje me terrorizimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme