Sulm ndaj policëve brenda stacionit në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Policia bën me dije se pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme