Së paku një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në një hotel në Illinois të Shteteve të Bashkuara.
Policia iu përgjigj telefonatës për të shtëna në katin e pestë të resortit “Indian Lakes” në orën 2 e 35 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Disa nga viktimat ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët u dërguan në spital.
Besohet se në momentin e sulmit ndodheshin disa persona në një ose dy dhoma. Asnjë person nuk është arrestuar. Policia beson se sulmuesit tashmë kanë arritur të ikin.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe një ekip i forcave speciale, SËAT, për t’i siguruar dhomat ku u gjetën viktimat e sulmit.
Drejtori për Siguri Publike, Frank Giammarese, tha se personi i vrarë është një burrë në të njëzetat.