Sulm terrorist në një restorant në Burkina Faso, 18 të vdekur

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 09:22 | Nga

18 persona kanë mbetur të vdekur dhe 8 tjerë të lënduar pas një sulmi terrorist në një restorant në qendër të kryeqytetit të Burkina Fasos, Ouadadougou.

Tre persona të armatosur kanë shtënë drejt klientëve të cilët ishin ulur jashtë në restorant, shkruan BBC.

Ministri i vendit Remis Dandjinou ka thënë se forcat e sigurisë kanë vrarë të tre sulmuesit, duke thënë se ky ishte një sulm terrorist.

Një sulm i tillë pranë një restoranti tjetër shumë pranë këtij, ka ndodhur në janar të këtij viti ku mbetën të vdekur 30 persona.

Map of West Africa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme