Sulm vdekjeprurës në një zonë të fortifikuar të Kabulit

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 15:23 | Nga

Një shpërthim në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar disa viktima, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët afganë.

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit tha se tre njerëz janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Ismail Kavosi, zëdhënës i Ministrisë, i tha Radios Evropa e Lirë se një grua është në mesin e të vrarëve.

Ministria e Brendshme e Afganistanit dhe policia konfirmuan se shpërthimi ka ndodhur në një zonë të fortifikuar, por nuk dhanë më shumë detaje.

Mësohet se rruga Vazir Akbar Khan, ku ka ndodhur shpërthimi, është pranë disa ambasadave të huaja.

Këtë muaj ka pasur disa sulme në dhe përreth Kabulit, përfshirë një në një xhami shiite të qytetit, ku kanë mbetur të vrarë mbi 50 veta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme