Së paku 20 persona janë vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në qytetin Musajib në Irak, kanë thënë zyrtarë të sigurisë dhe ata mjekësorë.
Sulmuesi e ka aktivizuar jelekun me eksploziv në një treg në qendër të këtij qyteti, që ndodhet në jug të kryeqytetit Bagdad, ka njoftuar policia lokale.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e Irakut janë në ofensivë për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga Mosuli, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak.
Pjesa lindore e këtij qyteti është shpallur e çliruar në muajin janar të këtij viti, ndërsa menjëherë pas këtij zhvillimi, ka filluar operacioni për pjesën perëndimore.
Këto dy pjesë të qytetit ndahen nga lumi Tigër.