Zyrtarët afganë thonë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në veturën e tij në Kabul më 17 mars, duke vrarë të paktën dy civilë dhe plagosur disa të tjerë.
Sulmi ka ndodhur në zonën Despeçari të Kabulit mëngjesin e sotëm, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majrool ka thënë se të paktën katër persona janë plagosur, njofton rel.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Kabuli së fundmi është ballafaquar me sulme, të kryera nga talibanët si dhe nga militantët e Shtetit Islamik.