Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë për Ekonomia Online se deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia janë përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e brendshme që i ka Kosova.
Megjithatë Haziri thekson se Serbia vazhdon të jetë një burim destabilizimi në Ballkanin Perëndimor.
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se deklaratat e Osmanit dhe të Kurtit janë përpjekje për të shpërndarë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera, ndërsa ka shtuar se përmendja e vazhdueshme e luftës zmbraps dhe investimet potenciale.
“Përderisa nuk kemi marrëdhënie të normalizuara me Serbinë si i vetmi problem i hapur që Kosova e ka dhe problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor gjithmonë është një kërcënim destabilizues si burim që vjen prej Serbisë. Rasti i fshatit Banjska në Leposaviq që ka sponsor si Serbia që jo vetëm që mbështesin akte të tilla por edhe strehojnë, por Kosova gjithmonë ka bërë dallimin më e përpjek për paqe”, ka thënë Haziri, në këtë intervistë.
“Kur harxhohen mjetet e tjera, kryengritjet kanë qenë legjitime, por edhe të flasësh pas 24 viteve pas fitores së luftës së madhe çlirimtare edhe të rezistencës paqësore që e kemi pasur përmes NATO-s këtë rast, për luftë është më shumë më kamufluar probleme të brendshme, është mbi fatkeqësitë që ka Mitrovica si komunë amë me krejt regjionin e vet deri në kufi me Serbinë. Kjo më së shumti i frikëson njerëzit në mërgim, investitorët e edhe bizneset sepse kur përmend çdo ditë luftë sikur ajo që thuhet se ‘çka i lutesh zotit mundet edhe me ta dhanë’”, u shpreh tutje Haziri.
Haziri ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë, zanafillën e ka nga bojkoti i zyrtarëve serbë dhe nga protestat e dhunshme në fillim vitin e kaluar. Ai thotë se fillimisht, bashkësia ndërkombëtare i legjitimoi këto protesta por që më vonë rezultuan në dhunë.
“Rebelimi, kryengritja duke krijuar rrethana të reja, kontrolle mbi territorin, kanë kopjuar diçka nga e kaluara e shqiptarëve të Kosovës, sepse nëse e kujtojmë ata kanë filluar me rezistenca paqësore protesta bllokim rrugësh, rezistencë që bashkësia ndërkombëtare filloi me i ‘legjitimua’, për shkak të kërkesave politike, bojkoti, ne nuk jemi larguar me 3 shtator kur kemi bërë protestë në atë kohë, e këta nuk mundën me e mbajte më shumë se 6 muaj, sepse rezistencë nga janari deri në gusht degjeneroi në dhunë, sulmuan KFOR-in, njësinë hungareze e tjerat e filluan me u radaikalizu dhe në shtator ndodhi ataku terrorist të cilët u zënë në kurth sepse u parandalua u eliminuan, sepse ata që shpëtuan janë në ndjekje disa në burg, disa në varr, e disa në ndjekje”, theksoi Haziri.
“Ata që janë në ndjekje, Serbia po i strehon ende, ata vonohen por shpëtim nuk kanë sepse drejtësia mund të vonohet por nuk shpëton. “Kërthiza” e krejt kësaj është bojkoti, koncepti i rezistencës paqësore ë cilën u munduan ta eliminojnë për të fituar simpati ndërkombëtare më shumë e edhe shpresat e popullit e kjo eskaloi apo u demoralizua ai sulm edhe ai sulm u parandalua, u eliminua si kërcenim”, u shpreh Haziri.