Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në kufirin e Gazas kanë lënë të vdekur tre persona, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë të saj, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Izraeli ka nisur sulmet të mërkurën pasi dhjetëra raketa janë drejtuar në territorin e tij nga Hamasi.
Mediat lokale kanë raportuar se disa persona janë plagosur në Izrael si pasojë e sulmeve me raketa.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se gruaja shtatzënë, 23 vjeçarja, Enas Khammash dhe vajza e saj 18 muajshe janë vrarë në Jafaraw.
Po ashtu është raportuar se edhe burri i saj është plagosur.
Zyrtarët e Shëndetësisë kanë thënë se të paktën 12 persona janë raportuar të plagosur, në mesin e tyre edhe një militant i Hamasit.
Izraeli ende nuk ka komentuar raportet për viktima në Gaza.
Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë thënë se dhuna ka nisur pasi militantët kanë shtënë drejt veturës së kësaj force në Gaza gjatë ditës së mërkurë.
Në katër muajt e fundit është rritur dhuna në kufirin Gaza-Izrael, duke lënë të vdekur dhjetëra persona.