Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Qendra për Siguri Kibernetike e Privatësi dhe UBT kanë organizuar konferencën treditore ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”.
Në hapje të konferencës, ministri, Besim Beqaj, tha se sulmet kibernetike janë bërë kërcënues për bizneset e institucionet prandaj sipas tij, duhet bashkëpunim në mënyrë që ato të parandalohen, raporton Ekonomia Online.
“Bota digjitale po shkon ka rruga që po prek privatësinë tonë dhe fëmijëve tonë. Prezenca e gjithë këtyre këtu tregon se sa është jetike që ta trajtojmë këtë çështje siç duhet. Sot ballafaqohemi me inovacione të reja që janë metoda të reja marketing i ri, jemi bërë të varur nga përdorimi i teknologjisë. Teknologjia digjitale po e transformon jetën tonë të përditshme”.
“Kërcënimet kibernetikë janë bërë kërcënim edhe për zhvillimin e biznesit edhe sigurinë kombëtarë dhe në mënyrë institucionale me njerëzit e komunitetit të pyesim vetveten se si kjo liri digjitale po ndikon në jetën tonë dhe çka duhet ne të ndërmarrim për të ndryshuar këtë”.
“MIN fton të gjithë të bashkëpunojmë në fushën e legjislacionit dhe te kryejmë hapësirë për komunitetin që merret me këto çështje. Përkrahja e SHBA-së është eseneciale sepse është luftues i krimit kibernetik”.
Në konferencë mori pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj i cili tha se Kosova po punon për të zënë trendet botërore. Kreu i ekzekutivit nuk la pa përmendur edhe institucionet që merren me këtë çështje.
“Sot për mua është dite ndryshe, krimi kibernetik është prezent në jetën private. Kosova po punon me i zënë trendet mos me u vonuar në përballje me kërcënimet kibernetike”.
“Janë disa institucione që tatojnë këtë teme, këshilli nacional për kibernetikë, dhe po përgatit një strategji për ballafaqimin e këtyre sulmeve janë disa autoritete që ndalojnë këto krime, siç janë autoriteti shtetëror për të dhëna personale, jemi vonë në përhapjen e agresivitetit që ka mënyra e komunikimit që ka përfshirë shoqërinë tonë dhe na ka zënë pa përgatitu”.
Haradinaj poashtu tha se sulmet kibernetike vijnë nga mënyra të ndryshme që sipas tij janë vetë shtetet, rrjetet e spiunazhit, konkurrentët e biznesit.
“Sulmet kibernetike vijnë nga vetë shtetet, spiunazhet, nga grupet e krimit te organizuar, hakerët, konkurrentët e biznesit dhe nga akterë të brendshëm të pakënaqur me organizatën që i takojnë. Duhet të mbajmë përgjegjësi secili që Kosova mos të pësojë nga këto kërcënime, një dëm po na ndodh në vendin tonë, kam bërë presion të ndalen narkotikët në shkolla, i kemi fëmijët të ekspozuar një komunikimi i pa mbrojtur, jo vetëm prindërit të punojnë edhe institucionet e vendit”, tha ai.
Ai foli për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur.
“Nuk munden vetëm prindërit t’i ruajnë fëmijët nga komunikimet e pambrojtura, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucionet. Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri.
Greg Delawie, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, garantoi se do të bashkëpunojnë për të luftuar këto krime. Sipas tij, duhet që të ndëshkohen atë që kryejnë këtë lloj krimi.
“Në 2018 ekspertët e kibernetikës shohin ndryshime të reja për sulmet kibernetike. SHBA janë të përkushtuara të bëjnë sigurinë kibernetike kryesore sundimi i ligjit dhe sulmet kibernetike, kriminelët shpejtë kapin hapin, sot edhe frigoriferi mund t teknologjia është e pranishme në çdo gjë që përdorim çdo vit ku depërtimi në internet është i lartë”.
“Duhet ndëshkuar ata e përdorin internetin për të bërë trazira, gjyqtarët prokurorët zyrtarët i kanë burimet për ti quar rastet deri në fund për ata që po bëjnë krime. Kosovën e përgëzoj në ndjekjen e kryerëse të krimit kobernetik në vitet e fundit, po bën një punë të mirë. Ambasada amerikane është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën për të luftuar për sulmin e krimeve kibernetike”.
Edmon Hajrizi, rektor në kolegjin UBT-së, tha se duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike.
Sipas tij, institucionet duhet të krijojnë kuadro të reja dhe që të ketë rezultate në këtë drejtim. Ai kërkoi që të krijohen ligje dhe rregullativa që sigurojnë sigurinë kibernetike.
“Kemi një rritje të madhe të lidhjeve në internet, kjo krijon mundësi të mira, të gjitha të mirat qe mund ti marrim për ngritjen e cilësisë së jetës, duhet t’i kushtojmë vëmendjen kësaj, ne duhet të punojmë në ngritjen e kapaciteteve që kanë të bëjnë me sigurinë”.
“Institucionet të krijojnë kuadro të reja dhe të ndihmojnë vendin në këtë drejtim. Kemi krijuar një divizion, ekip të ekspertëve të sigurisë, shërbimet që ofrohen pjesa e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë. UBT ka krijuar laboratorin që ndihmon punën praktike për fushën e sigurisë”.