Sulmet kibernetike të Iranit, Veliaj takon anëtarin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, që është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri.

“Shumë i lumtur për takimin miqësor me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit në Uashington. Një mik i Shqipërisë dhe vizitor i saj, ai kishte shumë dëshirë të mësonte për sulmet e fundit kibernetike të Iranit ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe rolin e Tiranës si Kryeqyteti Rinor Europian”, thekson Veliaj.

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan./tvklan.al/

Të ngjashme