Sulmet me raketa nga Irani: Të paktën 11 amerikanë të plagosur, konfirmojnë zyrtarët ushtarakë

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 11 anëtarë të shërbimit u plagosën gjatë sulmit të Iranit me 8 janar, në bazën ajrore të Al Asad, transmeton Gazeta Metro.


”Disa u trajtuan për simptoma të tronditjeve nga shpërthimi dhe ende po vlerësohen”, tha Urban, kapiteni i komandëz qendore të SHBA’ve.

”Në ditët pas sulmit, disa anëtarë të shërbimit u transportuan nga baza ajrore Al-Asad, Irak në Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl në Gjermani, të tjerët u dërguan në Kuvajt për shqyrtim vijues” tha Urban.

Irani nisi një mori të raketave balistike në bazat ushtarake javën e kaluar në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian Qassem Soleimani gjatë një sulmi të dronit me 2 janar në Bagdad. Zyrtarët në Teheran kanë thënë që forcat e tyre ishin në gatishmëri të lartë për çdo përgjigje të SHBA për sulmin me raketa.

Sulmi i Iranit mbi bazat nuk vrau askënd, por zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë spekulimet se Irani mund të ketë humbur me dashje trupat në një përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të armiqësive.

Të ngjashme