Sulmet në Nigeri: Numri i vdekjeve rritet në 100

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Nigerit thotë se 100 njerëz janë vrarë në sulmet e së shtunës nga xhihadistët e dyshuar në dy fshatra.

Brigi Rafini tha se 70 njerëz u vranë në fshatin Tchombangou dhe 30 të tjerë në Zaroumdareye – të dy afër kufirit të Nigerit me Mali.

Ishte një nga ditët më vdekjeprurëse , ndërsa Nigeri përballet me dhunën etnike dhe militantizmin islamik.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sipas kryetarit të bashkisë Almou Hassane, ata që ishin përgjegjës udhëtuan me “rreth 100 motorë”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Të ngjashme