Sulmi më i madh i ISIS-it në javët e fundit më së paku e brengos botën

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 13:18 | Nga

Të martën në mbrëmje militantë të dyshuar të ISIS-it kryen një sulm në aeroportin turk duke lënë të vdekur 45 njerëz, dhe bota ishte në panik, ky lajm ishte në të gjitha ballinat e medieve më të fuqishme botërore.

Më pas radhën e kishte Dhaka. Persona të armatosur, të lidhur me ISIS-in bastisën një kafene në një lagje luksoze të stërmbushur në Bangladesh, shkruan Independent.

Persona të armatosur të cilët shumë janë të lidhura me ISIS bastisën një kafene popullore në një lagje luksoze në kryeqytetin Bangladesh, e mbushur tepër. Të paktën 20 pengje, kryesisht shtetas italianë dhe japonezë vdiqën në duart e militantëve. Kishte edhe studentë amerikanë në mesin e të vdekurve. ISIS-i po rritet nga Lindja e Mesme, dhe kjo po i shqetëson ekspertët e sigurisë.

Më pas ISIS sulmoi Bagdadin, transmeton Koha.net. Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, përderisa qindra irakianë u mblodhën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një bombë shpërtheu në një makinë në distriktin Karrada.

Shpërthimi la të vdekur të paktën 200 persona, përfshirë shumë fëmijë, ndërsa lëndoi qindra të tjerë. Në këtë pjesë jetojnë shiitët, duke e bërë atë si një pikësynim për grupin ekstremist Sunit.

Ky sulm terrorist, ishte vetëm një lajm i thjeshtë në kryeqytetin irakian, ndërsa nuk ngjalli aspak panik për Perëndim, si dy sulmet e më hershme.

“Tani për shumë vite bota është bërë pothuajse e mpirë nga dhuna në Bagdad”, shkruan Independent, për të vazhduar më tutje se, “shpërthimet e makinave vdekjeprurëse atje na sjellin në mendje vetëm hashtagët në Facebook, s’ka foto të profilit në Facebook me flamur të Irakut, dhe asnjë gazetë në perëndim nuk i ka në ballinë emrat dhe tregimet jetësore të viktimave, dhe ata fitojnë simpatinë memece të botës”.

Në faqen e BBC së fundmi mund të shihen sulmet e ISIS-it në Irak në periudhat e fundit kohore.

Disa nga titujt në këtë periudhë të sulmeve terroriste në Irak janë:

9 qershor 2016: Së paku 30 të vrarë në dhe rreth Bagdadit në dy sulme vetëvrasëse nga IS

17 maj 2016: Katër shpërthime vranë 69 njerëz në Bagdad, tre prej caqeve ishin shiitët

11 maj 2016: Një shpërthim i makinës me bombë ka vrarë 93 persona në Bagdad, përfshirë 64 në një dyqan në distriktin Sadr City të Shias

1 maj 2016: Dy shpërthime të makinave me bombë kanë vrarë së paku 33 në qytetin Samawa

26 mars 2016: Një sulm vdekjeprurës në një fushë futbolli në qytetin Iskandariya ka lënë të vdekur së paku 32 persona

6 mars 2016: Një cisternë karburanti u shpërthye në qytetin Hilla duke lënë të vdekur 47 persona

28 shkurt: Dy sulme vetëvrasëse në një market në Sadr City ka vrarë së paku 70 njerëz

Të gjitha këto sulme kanë ndodhur brenda këtij viti. Që nga 2003 kur Amerika filloi pushtimin e Irakut, Bagdadi ka qenë pikë e sulmeve të shumta ndërmjet sekteve, sulmet ndaj Al-Kaidës dhe tani kundër ISIS-it.

Pavarësisht humbjeve të mëdha nga ushtria irakiane, duke përfshirë edhe humbjen e qytetit të Falluxhës, grupi militant ka treguar gatishmërinë dhe kapacitetin e saj që të jetë brutale ndaj popullsisë së vendit.

“Qyteti ishte plot jetë mbrëmë. Dhe tani aroma e vdekjes e ka pushtuar atë”, ka thënë një qytetar në Karrada për The Washington Post.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme