Sulmi ndaj drejtorit të RTK-së, reagon Sindikata e Punëtorëve

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 08:15 | Nga

Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së drejtorit gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala.

“Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Brenda një kohë të shkurtër ndodhën dy sulme ndaj mediumit publik, ku me datën 22 u sulmua me granat objekti i RTK -së ndërsa mbrëmë shtëpia e drejtorit të RTK-së Mentor Shala.

SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në reagim.

SPERTK i bënë thirrje organeve të drejtësisë sa me shpejtë t’i ndriçojnë këto raste kriminale dhe kryesit e këtyre veprave të vihen para drejtësisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme