Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti ,në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu, deklaroi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radojçiqi, i mbështetur nga Serbia, raporton Ekonomia Online.
Musliu nuk ka ndarë më shumë informacione para mediave, pasi sipas saj këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.
“Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha ajo para mediave.
Ajo ka përmendur dhe prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla. Sipas sj dhe ky shqetësim është diskutuar në këtë mbledhje.