Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.
Kjo është bërë e ditur në seancën e 13 nëntorit ku u dhanë fjalët përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet do të bëhet në orën 13:00.