Sulmi në Kuvend, sot shpallet aktgjykimi

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 08:27 | Nga

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.

Kjo është bërë e ditur në seancën e 13 nëntorit ku u dhanë fjalët përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet do të bëhet në orën 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme