Sulmi në Twitter, këta janë të famshit që u hakuan për mashtrim me bitcoin

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Llogari të shumta të njerëzve të profilit të lartë në Twitter janë hakuar të mërkurën siç është kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, ylli Kim Kardashian, ish-presidenti amerikan Barack Obama, miliarderi Elon Musk.m Jeff Bezos. Llogaritë u përdorën për të kërkuar monedha digjitale (bitcoin).

Postimet e rrema, shumica e të cilave janë fshirë, u shuan nga dhjetëra llogari që ofrojnë kthimin e 2 mijë dollarëve për 1 mijë dollarë të dërguara në një adresë anonime të bitcoin.

Në shenjë të seriozitetit për këtë problem, Twitter paralajmëroi se më shumë se 166 milionë përdorues të përditshëm mund të mos jenë në gjendje të cicërojnë ose rivendosin fjalëkalimet e tyre derisa kompania adresoi shkeljen e sigurisë.

Twitter tha se mbylli llogaritë e prekura sapo u informua për hakimin, hoqi tëeet-et e postuara nga “sulmuesit” dhe parandaloi publikimin e mesazheve nga llogaritë e verifikuara.

Përdoruesit e verifikuar përfshijnë të famshëm, gazetarë dhe agjenci lajmesh si dhe qeveritarë, politikanë, kryetarë shtetesh dhe shërbime emergjente.

Twitter informoi se qasja e përdoruesve në llogaritë e tyre do të lejohet vetëm kur të rikthehet siguria.

Të ngjashme