Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh periferi të kryeqytetit Kiev, shkruan BBC.
Ministri ukrainas, Denys Monastyrskiy ishte me tetë persona të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, njoftojnë zyrtarët.
Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.
Ndryshe, mes viktimave ishin edhe dy fëmijë.