Pesë persona kanë vdekur dhe 37 të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre 11 fëmijë pasi një raketë ruse goditi qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka thënë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sheshi kryesor, një ndërtesë universiteti dhe një teatër, raportohet se janë dëmtuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Volodymyr Zelensky, postoi një video të shkurtër që tregon makina të dëmtuara dhe shesh të mbushur me mbeturina. Një trup i njeriut gjithashtu mund të shihej shkurtimisht.
Chernihiv është afër kufirit me Bjellorusinë. Ajo u pushtua nga Rusia në fillim, por më pas u rimor nga forcat ukrainase.
“Një raketë ruse goditi mu në qendër të qytetit, në Chernihivin tonë. Një shesh, universiteti politeknik, një teatër”, postoi Presidenti Zelensky në Telegram.
“Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje. Ka të vdekur, ka të plagosur”, shtoi ai.
Diku tjetër, Rusia ka pohuar se një dron ukrainas goditi një aeroport ushtarak në rajonin veriperëndimor të Novgorodit, duke shkaktuar një zjarr që u shua shpejt.
Një avion u dëmtua, por nuk raportohet për viktima, shtoi ai. Ukraina nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar me dron.