Sulmi i ShBA-ve mbi bazën ajrore siriane Shayrat është kryer me 59 raketa dhe ka zgjatur 14 minuta, ndërsa aeroplanët luftarakë sirianë serish kanë fluturuar vetëm pas disa orëve, që dëshmon se aeroporti edhe më tej është operativ dhe se aftësia e aviacionit sirian për të kryer operime luftarake nga kjo bazë nuk është dëmtuar në masë të madhe.
Me urdhër direkt të presidentit Donald Trump, ShBA të premten në mëngjes kryen sulm raketor mbi bazën ajrore ushtarake në Shayrat, i cili ishte sulmi i parë direkt mbi forcat siriane që nga fillimi i luftës në vitin 2011.