Një sulm terrorist vetëm 50 km larg kryeqytetit të Ankarasë tronditi Turqinë dhe jo vetëm, më 23 tetor.
Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori sot përgjegjësinë për sulmin ndaj kompanisë turke të mbrojtjes TUSAS që vrau pesë persona në Ankara, thuhet në një deklaratë.
Dy sulmues – një burrë dhe një grua – kryen sulmin e së mërkurës me pushkë automatike dhe eksplozivë në selinë e Industrisë Hapësinore Turke (TUSAS) në Ankara.