Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë pranë kompleksit të agjencisë së inteligjencës në Kabul të Afghanistanit.
Kështu raportojnë autoritetet lokale për mediat e huaja, ndërsa shtojnë se tre vetë mbetën të plagosur kur sulmuesi i cili ishte në këmbë hodhi vetën në ajër ndërsa po vepronte si punonjës i agjencisë.
Viktimat raportohen të përfshijnë gra që ishin në një automjet kalimtar. Grupi militant myslimanë sunit, thanë se Shteti Islamik ishte përgjegjës për këtë sulm.
Numri i bombave të tilla në Afganistan është rritur gjatë muajve të fundit: Në tetor, të paktën 39 vetë u vranë në një sulm mbi një xhami që i përket pakicës myslimane shiite.
Në maj, një bombë e madhe në lagjen diplomatike apo në zonën e gjelbër vrau më shumë se 150 njerëz – sulmi më vdekjeprurës pasi që talebanët u dëbuan nga pushteti nga forcat amerikane në 2001, thuhet në raportin e lëshuar.