Policia njofton se zyrtarë të saj janë sulmuar fizikisht nga disa persona, përderisa ishin në kryerje të detyrës.
“Njësiti policor ka ndaluar automjetin Ford që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe tre bashkudhëtarë po ashtu të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Gjatë verifikimit zyrtarët policorë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore për vuajtje të dënimit prej 6 muajve. Dy të dyshuarit (vëllezër) kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.