Sulmohen me kallash derisa po lëviznin me veturë

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 11:12 | Nga

Dy persona kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë në fshatin Stallovë, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar (dy prej tyre të njohur për viktimat).

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar.

Në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme