Sulmohen një mjek dhe një teknik në Suharekë

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 13:54 | Nga

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se rreth orës 03:53 të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, janë sulmuar një mjek dhe një teknik.

Sipas Policisë, lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë të dyshuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 03:53 minuta   të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik. Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit  për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit  të bëhet i ndalimi i tyre”.

 

Të ngjashme