Sulmohet fizikisht i mituri në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në veri të Mitrovicës.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për shërim në Spitalin e Kragujevcit në Serbi.

“Raportohet se të dyshuar të pa njohur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për shërim ne spitalin e Kragujevcit në Serbi. . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme